PAK PASI E BËRI LIDHJEN PUBLIKE/ Dafina ndahet nga Dj Geek: Duhet të zgjidhte mes tij dhe… (FOTO) – AlpeGossip
PAK PASI E BËRI LIDHJEN PUBLIKE/ Dafina ndahet nga Dj Geek: Duhet të zgjidhte mes tij dhe… (FOTO)

PAK PASI E BËRI LIDHJEN PUBLIKE/ Dafina ndahet nga Dj Geek: Duhet të zgjidhte mes tij dhe… (FOTO)

Vetëm pak kohë pasi e bënë lidhjen publike, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë ndarë. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja në një rrëfim ekskluziv për revistën Story. Dafina është shprehur se arriti në një pikë që duhet të zgjidhte mes punës dhe romancës.

“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, është shprehur këngëtarja për revistën Story.

Ndarja mes çiftit ka ndodhur së fundmi pasi 10 ditë më parë Dj Geek e uroi publikisht Dafinën për ditëlindje dhe marrëdhënia mes tyre dukej e shkëlqyer.