Jonida ka folur këtë javë për “Prive” duke treguar pak detaje më shumë nga dasma që zhvillohet në shtator:
“S’ka pushime për mua, sepse në shtator vjen një tjetër projekt i rëndësishëm: dasma. Jam shumë e lumtur që përpos dashurisë së publikut të Prishtinës që më dha “O sa mirë”, gjatë xhirimeve pata rastin të njihem dhe me Besnik Krapin, i cili në shtator do të bëhet bashkëshorti im.
Në fakt, nuk e kam menduar ndonjëherë, nuk e kam pasur në ëndrrat e mia martesën apo dasmën, ceremonitë apo traditat.
Por kjo rrodhi natyrshëm dhe kështu natyrshëm dua të shkojë e gjithë gjëja.
Nuk dua asnjë gjë të paramenduar, të ëndërruar, dua gjithçka thjesht e bukur, ashtu siç rrodhi dhe historia ime me Besnikun, deri tani në këtë pikë të finalizuar.
Nuk e di si e keni ju kur bëni dasmat: veç e veç apo një të përbashkët. Ne po bëjmë një të përbashkët dhe zakonet duhet të jenë të përbashkëta, por ne do ta bëjmë jashtë zakoneve.”