“DUHET ME E PA DERI NË FUND…”/ Punët e zemrës bëhen shkak që Fifi të stonojë keq në VIDEON e fundit – AlpeGossip
“DUHET ME E PA DERI NË FUND…”/ Punët e zemrës bëhen shkak që Fifi të stonojë keq në VIDEON e fundit

“DUHET ME E PA DERI NË FUND…”/ Punët e zemrës bëhen shkak që Fifi të stonojë keq në VIDEON e fundit

Nuk e dimë si i ka Fifi punët me zemrën, por së fundi, këngëtarja i ka përmendur ato në një postim për të justifikuar stonimin e saj.

Fifi ishte duke kënduar këngën e saj “Mbarova” në shtëpi, ku dhe realizoi një video për ta publikuar pa asnjë kompleks në Instagram.

Këngëtarja, edhe pse stonoi keq në fund, sërish e publikoi për fansat e saj për të na treguar se jo gjithmonë është perfekte.

Ka dhe momente kur Fifit i ikën zëri, dhe me sa duket, fajin për këtë e paska zemra.

“#failedvideo dmth 😂 Duhet me e pa deri n’fund patjeter se s’bo 🙊 Ps. Si kena punet me zemer prandaj na iku ene zoni 😅”, shkruan Fifi.

Ajo ka treguar më herët se ka vite që rri pa personin e zemrës, ndërsa ka lënë të kuptohet se dashuria nuk i është kthyer kurrë në të njëjtën mënyrë si ka dashuruar.

Nuk e dimë nëse këto fjalë i dedikohen historisë së saj të dashurisë me një person me inicialin Xh, të cilin e ka dashur. Fifi ka treguar edhe më herët sesi e ka ushqyer veten në një dashuri të pamundur që s’paska fund të lumtur.

“Ta tregoj për 10 sekonda. Nuk nisi kurrë. Thjesht kam dashuruar unë, m’u desh të kuptoja që nuk do të isha ndonjëherë me të dhe i kam ushqyer vetes një dashuri të pamundur. Në fakt nesër ne nuk e dimë se ç’mund të ndodhë, por ajo dashuri mua më ka bërë shumë mirë. Faleminderit”.