PRITJA MORI FUND/ Dafina Zeqiri publikon këngën e re dhe të gjithë njëzëri: Dedikim për Dj-Geek? – AlpeGossip
PRITJA MORI FUND/ Dafina Zeqiri publikon këngën e re dhe të gjithë njëzëri: Dedikim për Dj-Geek?

PRITJA MORI FUND/ Dafina Zeqiri publikon këngën e re dhe të gjithë njëzëri: Dedikim për Dj-Geek?

Karantina nuk e ka ndalur Dafina Zeqirin që të mos merret me muzikë.

Menjëhërë pasi i dha fund lidhjes me Dj Geek, këngëtarja iu fut punës për këngën e re dhe më në fund sot e ka lançuar.

“A je pendu” titullohet kënga, ku për tekstin është kujdesur Elinel, ndërsa për muzikën është marrë vetë Dafina sëbashku me Cricket.

Interesante është klipi i këngës, i cili ka ardhur në formën e një videoje të animuar, pa prezencën e këngëtares.

“A je pendu” flet për një dashuri të humbur dhe qysh në momentin që Dafina nxirrte copëza të vogla nga kënga, të gjithë fansat aludonin se është dedikim për ish-të dashurin e saj, Dj Geek. Kjo për vetë faktin që kënga është publikuar një javë pasi ajo i dha fund lidhjes me të.

Dafina nuk ka pohuar këtë gjë nëse kënga e re është një dedikim për dashurinë e saj të përfunduar, mirëpo diçka është e sigurt! Do të jetë hiti i ri i karantinës!

Mendohet se kjo këngë është pjesë e albumit “Dafinë moj” që këngëtarja ka lajmëruar që do të vijë shumë shpejt.

Sa për ndarjen me Dj Geek, Dafina është shprehur: “Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme.”