“NË KARANTINË PËLQEJ MË SHUMË HASHASHIN SESA…/ Trejsi flet nga New York: Jam single (FOTOT) – AlpeGossip
“NË KARANTINË PËLQEJ MË SHUMË HASHASHIN SESA…/ Trejsi flet nga New York: Jam single (FOTOT)

“NË KARANTINË PËLQEJ MË SHUMË HASHASHIN SESA…/ Trejsi flet nga New York: Jam single (FOTOT)

Ish-Miss Universe, Trejsi Sejdini, ndodhet në SHBA ku po kalon periudhën e pandemisë dhe e vetmja mënyrë argëtimi për të është ‘Tik Tok’. Në disa video që ka publikuar, Sejdini ka treguar edhe disa detaje nga jeta e saj.

Me anë të një videoje me alternativa, modelja tregon se preferon meshkujt para femrave, tatuazhet më shumë se pirsing dhe hashashin më shumë sesa alkoolin. Në një tjetër video, ish-missi shihet që ka modifikuar pjesën e pasme të videos, duke treguar se do të donte të ndodhej në bregdet, teksa tund të pasmet.

Ndërkohë, duket qartë që nuk mban veshur pantallona, por vetëm një bluzë dhe të brendshmet e zeza. Pak kohë më parë, modelja Trejsi Sejdini njoftoi se do të zhvendosej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të provuar karrierën si modele dhe duket se e ka bërë fakt. Tashmë ajo poston foto nga New York-u, ku ekspozon jetën e luksit, njësoj siç e bënte në Shqipëri.

Ajo mori pjesë në sfilatën e parë në javën e modës në New York. Trejsi hapi shfaqjen e Raul Penaranda duke prezantuar koleksionin e 21-të të markës, ndërsa doli në pasarelë e veshur me një fustan të zi, momente të cilat i shfaqi me disa foto në “Instagram”.

“E lumtur që po hap shfaqjen për Raul Penaranda në Javën e Modës 2020. Faleminderit që më zgjodhët”, shkruante ajo. E menjëherë pas largimit, Trejsi ra në sy edhe të supermodeles me famë botërore, Gigi Hadid.

Kjo për shkak të dy fotove të publikuara nga Trejsi, ku kishte veshur një kostum sportiv të Gigit, në bashkëpunim me markën e veshjeve “Reedbok”. Ylli botëror ripostoi fotot e Trejsit në “Instagram”-in e saj dhe kjo gjë e lumturoi shumë modelen shqiptare, e cila e konsideronte atë një idhull.

Duket se me largimin nga Shqipëria, Trejsi la pas jetën e saj gjithë telashe me të dashurin problematik, për të filluar një jetë të re mes luksit në SHBA, ku dhe është karantinuar. Kujtojmë që ajo u përfshi në një skandal policor, pasi ish- i dashuri i saj, Leonard Duka, (tashmë në kërkim), vrau ish-efektivin Santiago Malko.

Gjithashtu, pak kohë më parë u publikua një video ku raportohej se Trejsi u rrah brenda makinës së saj nga disa djem. Po cila ishte strategjia e Trejsit për të deklaruar se ajo po mbyllte një kapitull të errët të jetës së saj në Shqipëri, për të nisur një tjetër në SHBA?

Hapi i parë ishte të deklaronte se ishte ndarë nga i dashuri problematik. Gjatë një interviste në “RTV Ora”, Trejsi foli për jetën e saj private. Ajo u shpreh se momentalisht ishte single, duke deklaruar kështu ndarjen nga i dashuri i saj në arrati, Duka.

Pyetjes: “Aktualisht, je single apo në një lidhje?”, ajo iu përgjigj: “Për momentin jam single. Kjo nuk do të thotë që tani duhet të më suleni të gjithë dhe të filloni me provokimet tuaja”.

“Miss Universe Albania 2018”, Trejsi Sejdini, për shkak të historisë së saj me një prej kokave të bandave, është një emër i lakuar gjatë në median rozë./Panorama