“PO PALMAT?” Marina Vjollca pozon nga tarraca duke marrë rreze, por fansat s’e besojnë (FOTO) – AlpeGossip
“PO PALMAT?” Marina Vjollca pozon nga tarraca duke marrë rreze, por fansat s’e besojnë (FOTO)

“PO PALMAT?” Marina Vjollca pozon nga tarraca duke marrë rreze, por fansat s’e besojnë (FOTO)

Marina Vjollca ka vendosur të marrë pak ngjyrë nga tarraca e shtëpisë së saj në Tiranë.

Moderatorja shqiptare ka publikuar një foto ku shihet e veshur sportive, duke mbuluar rrezet e diellit që i bien në sy. Marina shfaqet e ulur mbi një peshqir dhe pranë disa pemëve, ndaj për fansat është e vështirë të besojnë se ajo ndodhet në shtëpinë e saj.

Duke qenë se shumë të famshëm u dyndën drejt bregdetit fundjavën që shkoi, tashmë ndjekësit e moderatores mbeten disi skeptikë në lidhje me postimin e fundit të saj.

“Në tarracë duke marrë rreze”, shkruan Marina.

“Palma në tarracë?”, ia kthen një ndjekëse me mosbesim.

Në fakt, Marina me Getoarin kanë disa ditë që publikojnë foto nga tarraca e shtëpisë ku po kalojnë këto ditë karantine. Në fotot e publikuara në Instagram nga Getoari shohim pamjen e kryeqytetit të Tiranës, gjë që vërteton se dyshja nuk ka lëvizur jashtë qytetit për momentin.

Marina është e angazhuar edhe me Klanifornian, dhe xhirimet zënë pjesën më të madhe të kohës së saj në këto ditë izolimi.