EPIKE/ Olsi Bylyku vesh rrobabanjot e Eglit dhe u shkrimë së qeshuri (VIDEO) – AlpeGossip
EPIKE/ Olsi Bylyku vesh rrobabanjot e Eglit dhe u shkrimë së qeshuri (VIDEO)

EPIKE/ Olsi Bylyku vesh rrobabanjot e Eglit dhe u shkrimë së qeshuri (VIDEO)

Vitin e kaluar u zbulua historia e dashurisë mes Osli Bylykut dhe partneres së tij, Eglit. Tashmë dyshja janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku dhe gjithnjë në vëmendje të mediave.

Olsi dhe Egli publikojnë shpesh foto/video pranë njëri-tjetrit në rrjete sociale dhe nuk i kursejnë deklaratat e dashurisë apo dhe videot plot humor. Vetëm së fundmi aktori ka publikuar në Instastory një video epike pranë partneres.

Egli shihet e veshur me rrobabanjo, ndërsa Olsi me një triko të bardhë. Dyshja kanë filmuar veten para pasqyrës dhe në një moment kanë ndryshuar veshjet. Aktori ka veshur rrobabanjot e të dashurës dhe lëvizjet e tij i kanë bërë të gjithë të qeshin.