PA DORASHKA/ Nevina Shtylla tregoi një tipar “të errët” të sajin, që jo të gjithë ia dinë! (FOTO) – AlpeGossip
PA DORASHKA/ Nevina Shtylla tregoi një tipar “të errët” të sajin, që jo të gjithë ia dinë! (FOTO)

PA DORASHKA/ Nevina Shtylla tregoi një tipar “të errët” të sajin, që jo të gjithë ia dinë! (FOTO)

Një ndër figurat më të dashura të ekranit shqiptar, moderatorja Nevina Shtylla, ka realizuar së fundmi një bashkëbisedim në InstaStory me ndjekësit e saj.

Nevina i ka dhënë të gjithëve mundësinë t’i bëjnë pyetje të ndryshme për të shuar kuriozitetin e tyre dhe ne u bëmë kuriozë të lexojmë përgjigjet.

Dikush e ka pyetur moderatoren për një anë të keqe të sajën dhe Nevina s’ka vonuar me përgjigjen.

Në fakt, në tiparin e saj “të errët” duhet të gjejnë veten shumica prej nesh, pasi moderatorja është pak gjumashe dhe i urren takimet e mëngjesit!

“Një gjë të keqe që njerëzit s’dinë për ty”- ishte pyetja të cilës Nevina iu përgjigj:

“Nëse lini takim shumë herët në mëngjes me mua dhe ju them që jam nisur, po vij… Takimet nga ora 10 e më pas janë më frytdhënëse. Jo një njeri mëngjesi.”- shkruan ajo.

Ah moj Nevina, sa mirë të kuptojmë! Sa i ëmbël të bëhet gjumi i mëngjesit kur ke plane që herët!