Ju thamë disa javë më parë se Stresi dhe Keisi janë bashkë? Ju thamë!
Epo nëse s’na besuat është punë për ju, pasi ja ku i keni provat se kishim të drejtë!
Kjo që po shihni është marrë nga Instastory i këngëtarit, që ka ndarë me ndjekësit momentin e ëmbël, ku shihet duke folur me partneren e tij me kamër.
Madje, ka bërë edhe një dedikim shumë romantik, duke shkruar:
“Gruaja më e mirë në botë që më bon proud”.
Kujtojmë se disa kohë më parë në rrjet qarkulloi një lajm sipas së cilit reperi shumë i njohur për publikun shqiptar, kishte nisur një lidhje të re me modelen bjonde Atalanta Kërçyku.
Mirëpo, ku lajm rezultoi i pavërtetë dhe këta na e konfirmoi vetë reperi i sukseshëm, i cili tha për “Iconstyle.al” se nuk e njeh fare vajzën në fjalë dhe se është i martuar.
Më pas, Keisi për t’i vënë vulë muhabetit u shfaq duke dëgjuar këngët e reperit në një video live në Instagram.
Nëse ka diçka që na e ka mësuar Keisi dhe Stresi, është se në fund dashuria gjithnjë triumfon, pavarësisht problemeve apo pengesave që mund të has një lidhje.