“DUAM T’I HEDHIM BENZINË ZJARRIT”/ Alban Skënderaj zbulon ç’po kurdis me Flori Mumajesin (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“DUAM T’I HEDHIM BENZINË ZJARRIT”/ Alban Skënderaj zbulon ç’po kurdis me Flori Mumajesin (FOTO+VIDEO)

“DUAM T’I HEDHIM BENZINË ZJARRIT”/ Alban Skënderaj zbulon ç’po kurdis me Flori Mumajesin (FOTO+VIDEO)

Prej ditësh, në media kanë qarkulluar lajme se Alban Skënderaj dhe Flori Mumajesi do të vijnë së shpejti me një bashkëpunim. I ftuar së fundmi në “Edicioni Veror”, Albani ka treguar se gëzon një raport shumë të mirë me Florin, por mbetet për t’u parë nëse do sjellin ndonjë duet.

Dyshja janë përfolur dhe për rivalitet mes tyre, por Albani ka treguar se diçka e tillë nuk ekziston. Megjithatë atyre iu pëlqen ‘t’i hedhin pak benzinë zjarrit’ dhe të vazhdojnë lojën e të qenurit rivalë.

“Neve jemi miq shumë të mirë, që ndër vite ndoshta nuk na ka lidhur shumë puna, por ato pak herë që jemi takuar kemi kaluar shumë mirë. Nuk do thoja se ka një këngë por ka një lojë do thoja unë. Është një lojë do thoja unë që duket se është hapur dhe nuk e di deri ku do shkojë. A do kurorëzohet me një këngë? Nuk e di! Duhet të pyesni Florin.

Është sfidë e madhe se ne jemi rivalë në fund të ditës…jo se bëj shaka. Ky rivaliteti i famshëm mes meje dhe Florit, që realisht nuk ekziston, por neve na pëlqen shumë se si e shohin njerëzit si lojë dhe duam t’i hedhim pak benzinë zjarrit. Por nuk e di se kush do ta bëjë këngën. Dëshira patjetër që është. Ne e repektojmë shumë njëri-tjetrin si artistë, si njerëz kështuqë pse jo në të ardhmen”, është shprehur Albani.