BASHKËPUNIMET NUK KANË PËRFUNDUAR/ Ja këngët e reja që do sjellin artistët së shpejti (FOTOT) – AlpeGossip
BASHKËPUNIMET NUK KANË PËRFUNDUAR/ Ja këngët e reja që do sjellin artistët së shpejti (FOTOT)

BASHKËPUNIMET NUK KANË PËRFUNDUAR/ Ja këngët e reja që do sjellin artistët së shpejti (FOTOT)

Këtë verë mund ta quajmë padyshim vera e bashkëpunimeve ku artistët shqiptarë bashkuan forcat e na sollën disa hite vërtet të bukura. Kujtojmë këtu bashkëpunimin e Mozzik dhe Kidës, Xhensilës dhe Ardjan Bujupit, Capital T dhe Ledrit e shumë të tjera. Mirëpo bashkëpunimet duket se nuk kanë mbaruar dhe shumë shpejt pritet që të kemi hite të reja. “revistaëho” ju sjell më poshtë këngët e reja që do të publikohen së shpejti në bashkëpunim mes këtyre artistëve shqiptarë.

Gjiko dhe Melinda – Ka qenë vetë dyshja që e kanë konfirmuar bashkëpunimin me një foto të publikuar në rrjete sociale. Dyshja nuk e ka bërë ende të ditur titullin atë datën e publikimit të këngës së tyre.

Butrinti dhe Nora – Komentet mes dy artistëve kanë zbuluar se së shpejti do i shohim me një duet. Ky projekt do e rikthejë Norën me një këngë të re ndërsa për Butrintin do të jetë projekti i dytë pas këngës “Si përpara”.

Fifi dhe Ermal Fejzullahu – Lajmin e bënë të ditur vetë dyshja me një postim në Instastory duke zbuluar se bashkëpunimi i tyre do të publikohet në tetor. “Hiti i rradhës që e di sigurt që është hit del në tetor apo jo kusho”-shkruan Fifi.

Visjan Ukcenaj dhe Blerina Braka – Dy artistët do vijnë me një këngë që do të mbajë titullin “Ti i pari”. Kënga do të publikohet sot.