DUA LIPA FESTON 25-VJETORIN/ Blogerja Chiara Ferragni e uron në shqip: U bëfsh 100 vjeçe… (FOTO) – AlpeGossip
DUA LIPA FESTON 25-VJETORIN/ Blogerja Chiara Ferragni e uron në shqip: U bëfsh 100 vjeçe… (FOTO)

DUA LIPA FESTON 25-VJETORIN/ Blogerja Chiara Ferragni e uron në shqip: U bëfsh 100 vjeçe… (FOTO)

Sot një nga krenaritë më të mëdha të shqiptarëve nëpër botë, Dua Lipa, feston 25-vjetorin e saj. Urimet për të nuk kanë munguar, nga fansat, familjarët, sidomos nga i ati Dukagjin Lipa, që zgjedh gjithmonë fjalët më të ëmbla për vajzën e tij, por edhe nga miqtë e kolegët.

Një prej mikeshave të saj më të mira, blogerja e njohur Chiara Ferragni, ka bërë një urim special për Dua-n në Instagram-in e saj. Si për të dëshmuar se fqinjësia Shqipëri-Itali qëndron e fortë, ashtu si marrëdhënia e tyre, Chiara ka zgjedhur që një pjesë të urimit të saj ta bëjë në shqip. Në fakt pjesën më të bukur të urimit të saj.

“Urimet më të mira për këtë ëngjëll. Shpresoj që të shoh së shpejti. U bëfsh 100 vjeçe zemër”- shkruan Ferragni.

Ndërkohë edhe motra e Chiara-s ka zgjedhur që komplimentat për vajzat t’i bëjë në shqip.

Tani presim edhe urimin e Fedez dhe nuk do pranojmë asgjë që nuk është në shqip.

Po ashtu duam ta urojmë edhe ne Dua-n tonë dhe t’i themi sa më shumë suksese, megjithëse ka arritur pothuajse gjithçka në muzikë, edhe pse vetëm 25-vjeç.

Gëzuar datëlindjen Dua!!!

/News31.al