DJ i njohur shqiptar, Vicky është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vicky me postimin e fundit në Instagram ku shfaqet duke mbajtur në krahë vajzën e porsalindur.
Vicky zbulon se ai dhe bashkëshortja i kanë vendosur vajzës emrin Amal.
“Vajza ime e ëmbël Amal”, shkruan Vicky krahas fotos me të bijën.
Kujtojmë që Vicky dhe Amanda janë prindër edhe të një djali të quajtur Alen.