KIARA DHE LUIZI MË TË DASHURURAR SE KURRË/ Ndajnë me publikun momente intime – AlpeGossip
KIARA DHE LUIZI MË TË DASHURURAR SE KURRË/ Ndajnë me publikun momente intime

KIARA DHE LUIZI MË TË DASHURURAR SE KURRË/ Ndajnë me publikun momente intime

Kiara dhe Luizi vazhdojnë të jenë padiskutim një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar dhe sigurisht që çdo postim i tyre në rrjetet sociale krijon zhurmë në shtypin rozë.

Ndërkohë që të dy janë tepër të angazhuar me projektet përkatëse, duket se dyshja e njohur ka gjetur kohën të pushojë përkrah njëri-tjetrit dhe këtë moment kanë preferuar ta ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Ka qënë Luizi ai që ka hedhur në InstaStory, një fotografi teksa gjendet në krahët e Kiarës, teksa po pushojnë në divan.

E veshur me pizhama rozë, Kiara shihet të ketë gjetur qetësinë në krahët e Luizit, duke i dhuruar një përqafim të ngrohtë.

Ky postim është bërë ende më i bukur, falë këngës që Luizi ka zgjedhur ta shoqërojë dhe bëhet fjalë për “Grande Amore”, duke nënkuptuar kështu se i referohet Kiarës si dashuria e tij më e madhe, që për hir të së vërtetës mund të themi që artisti e ka treguar vazhdimisht.