BASHKËPUNIM ME MAHMUT ORHAN? Elva Gjata dhe artisti i njohur postojnë FOTO nga i njëjti vend – AlpeGossip
BASHKËPUNIM ME MAHMUT ORHAN? Elva Gjata dhe artisti i njohur postojnë FOTO nga i njëjti vend

BASHKËPUNIM ME MAHMUT ORHAN? Elva Gjata dhe artisti i njohur postojnë FOTO nga i njëjti vend

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata ndau disa foto ku shfaqej e veshur me të bardha në mes të një shkëmbi, duke mos zbuluar asnjë detaj tjetër. Ndonëse spekulimet e fansave kanë qenë të ndryshme pasi artistja nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor, gjatë kësaj vere, duket se gjithçka është zbuluar në vetëm pak ditë.

“Iconstyle” ka zbuluar se Dj i njohur, Mahmut Orhan ka ndarë disa foto në po të njëjtin vend, duke i bërë fansat të mendojnë se dyshja do të vijë me një bashkëpunim. Gjata e ka pëlqyer këtë postim të Orhan, duke mos lënë vend për dyshime të tjera.

Dyshja ka zgjedhur të mos zbulojë asnjë detaj tjetër, ndonëse Elvana ka treguar se ka pasur marrëdhënie pune edhe më parë me Mahmut. Rreth një vit më parë, Orhan ndau një ‘Instastory’ ku etiketoi dhe Elvanën, duke ngjallur që prej atëherë shumë kureshtje tek ndjekësit.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor që Gjata ka sjellë ka qenë ‘Me tana’, i cili u klasifikua në vendin e dytë në festivalin e ‘RTsh-së’ fundvitin e kaluar.