E NDODHUR MIDIS DY ZGJEDHJEVE/ Ja cilin format televiziv pëlqen Arbana të drejtojë në këtë kohë pandemie (FOTOT) – AlpeGossip
E NDODHUR MIDIS DY ZGJEDHJEVE/ Ja cilin format televiziv pëlqen Arbana të drejtojë në këtë kohë pandemie (FOTOT)

E NDODHUR MIDIS DY ZGJEDHJEVE/ Ja cilin format televiziv pëlqen Arbana të drejtojë në këtë kohë pandemie (FOTOT)

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka vendosur që së fundmi t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në llogarinë e saj. Ndër pyetjet e ardhura më shpesh në llogarinë e saj ka qenë ajo lidhur me vijueshmërinë e ‘Big Brother’, ndërsa së fundmi një prej ndjekësve e ka pyetur se cilin emission do të bënte Arbana nëse do i duhej të zgjidhte.

“Big Brother do bëhej shumë më thjeshtë në këtë kohë pandemie”, ka shkruar Arbana duke vecuar kështu këtë format nga ‘Dua të të bëj të lumtur’, realizimi i të cilit ka qenë mjaft i vështirë me masat anti ‘Covid-19’. Ajo ka treguar gjithashtu se ndër edicionet e ndryshme të këtij formati, ‘Big Brother 2’ mbetet i preferuari i saj.

Osmani i është përgjigjur edhe pyetjeve të tjera ndër ndjekësit e saj, duke veçuar nga të gjitha intervistat që ka bërë atë me kryeministrin aktual të Shqipërisë, Edi Ramën në vitin 2001 në ‘Top Albania Radio’.