ALKETA VEJSIU RIKTHEHET NË SANREMO/ Këtë herë jo si prezantuese krah Amadeus por… – AlpeGossip
ALKETA VEJSIU RIKTHEHET NË SANREMO/ Këtë herë jo si prezantuese krah Amadeus por…

ALKETA VEJSIU RIKTHEHET NË SANREMO/ Këtë herë jo si prezantuese krah Amadeus por…

Alketa Vejsiu do të jetë sërish pjesë e festivalit të famshëm italian të Sanremos.

Këtë vit moderatorja shqiptare ishte një nga prezantueset e festivalit përkrah Amadeus, ndërsa pjesëmarrja e saj krah emrave të mëdhenj bëri bujë të madhe në media.

Sipas Optimagazine, Alketa Vejsiu këtë herë nuk do të ketë rolin e prezantueses në një nga 5 netët e festivalit, por një tjetër rol.

Ende nuk bëhet e ditur se cli do të jetë roli i Alketës në festivalin e ardhshëm të Sanremos në vitin 2021, por e sigurt është që moderatorja po ‘korr’ suksese të mëdha edhe jashtë vendit.