MOS VALLË JANË RIBASHKUAR? Loredana dhe Mozzik shfaqen me të njëjtën veshje, fansat nuk mund ta fshehin entuziasmin e tyre – AlpeGossip
MOS VALLË JANË RIBASHKUAR? Loredana dhe Mozzik shfaqen me të njëjtën veshje, fansat nuk mund ta fshehin entuziasmin e tyre

MOS VALLË JANË RIBASHKUAR? Loredana dhe Mozzik shfaqen me të njëjtën veshje, fansat nuk mund ta fshehin entuziasmin e tyre

Një video ku dyshja e njohur, Mozzik dhe Loredana janë parë duke bërë ‘shopping’ bashkë ka bërë xhiron e rrjetit dhe i ka bërë të gjithë të mendojnë se dyshja tani janë rikthyer me njëri-tjetrin.

Vetë reperët nuk e kanë pohuar ende lajmin, ndonëse mbrëmjen e kaluar i pyetur në rubrikën ‘Ndaje ose Haje’ nëse mund të rikthehej me Loredanën, ndryshe nga më parë, Mozzik vendosi të mos përgjigjet, duke lënë vend për dyshime.

Së fundmi ndjekësit e tyre kanë kapur një tjetër detaj, ku shihet se Loredana dhe Mozzik kanë veshur të njëjtat rroba. Kaq ka mjaftuar që të gjithë të binden se dyshja janë sërish në lidhje me njëri-tjetrin, megjithatë vetë Loredana dhe Mozzik kanë heshtur deri më tani.