“PLAS” XHELOZIA/ Prishet miqësia mes Anës e Teas për Arjonin, ja kë zgjodhi ai mes dy vajzave – AlpeGossip
“PLAS” XHELOZIA/ Prishet miqësia mes Anës e Teas për Arjonin, ja kë zgjodhi ai mes dy vajzave

“PLAS” XHELOZIA/ Prishet miqësia mes Anës e Teas për Arjonin, ja kë zgjodhi ai mes dy vajzave

Ana dhe Tea, dy vajzat e “Përputhen” duket se kishin nisur një miqësi me njëra-tjetrën, miqësi e cila është krisur pas zgjedhjes që Ana bëri dje. Ana zgjodhi për takimin e rradhës, Arjonin ndërkohë që Tea ka shprehur hapur një pëlqim ndaj tij dhe po priste të dilte në takimin e rradhës me të.

Ky veprim i Anës u konsiderua si provokim ndaj Teas, e cila u shpreh se ajo vetë nuk do e zgjidhte Fatjonin duke e ditur që Ana e pëlqen atë.

“Unë e kam thënë që fizikisht më pëlqen Arjoni. Mu duk i përshtatshëm, më pëlqen fizikisht si djalë dhe thashë pse mos e njoh më shumë. Në momentin që ai tregohet i lëkundur s’kam pse të luftoj për të. Ne jemi të kundërta. Ti më ke sugjeruar mua të ftoj Fatjonin, unë e shikoj si shok Fatjonin dhe nuk do e ftoja sepse mund të lëndonte ty”, u shpreh Tea.

Ndërkohë Ana, pyeti Arjonin nëse dëshiron të dalë në një takim të tretë me Tean dhe të mos dalë me të. Por Arjoni tha se dëshiron që takimi mes tyre të realizohet, duke e përshkruar bukuroshen brune si një vajzë të mrekullueshme.

Arjoni: Po e kuptojmë të gjithë në studio, unë kam zgjedhur Anën, një vajzë të mrekullueshme.

Ana: Do të doje të kishe një takim të tretë me Tean, apo do të vazhdojmë takimin bashkë?

Arjoni: Do të vazhdojmë takimin bashkë, unë nuk bëj hapa prapa.