ME TEMPERATURË DHE ASIMPTOMATIKË/ Nga Alketa deri tek Florjan Binaj, VIP-at shqiptarë që e kaluan COVID-19 – AlpeGossip
ME TEMPERATURË DHE ASIMPTOMATIKË/ Nga Alketa deri tek Florjan Binaj, VIP-at shqiptarë që e kaluan COVID-19

ME TEMPERATURË DHE ASIMPTOMATIKË/ Nga Alketa deri tek Florjan Binaj, VIP-at shqiptarë që e kaluan COVID-19

Jemi në periudhën e shpërthimit të virusit COVID-19 dhe shumë qytetare kudo ne botë si dhe në Shqiperi janë prekur nga virusi i rrezikshem.

Disa prej VIP-ave shqiptare kanë zgjedhur qe betejën e tyre ta ndajnë me ndjekësit, ku disa e kanë kaluar lehte me simptoma e të tjerë pa simptoma fare.

VIP-at shqiptarë e provuan se si është dhe çfarë të bën ky virus dhe gjithmonë kanë apeluar që njerëzit të ruhen sepse ai nuk është shaka.

Ka dhe nga ata VIP-a që nuk janë infektuar por kanë humbur dhe njerëzit e tyre më të dashur.

Alpegoosip.al ju sjell historitë e tyre.

Gjatë infektimit me COVID-19 Alketa Vejsiu nuk lajmëroi apo nuk postoi diçka në rrjetet sociale që është e infektuar. Ajo lajmin e bëri të ditur disa ditë më vonë pasi e kaloi ku tregoi dhe shenjtat që kishte.

“Ditën e parë temperaturë 37.2 dhe ethe. Kisha ftohtë! Pastaj 3 ditë asgjë, pak dhimbje të lehtë koke, pak rrufë! Dyshova kur më iku shija dhe nuhatja(që ishte simptoma më e bezdisur në rastin tim). Bëra tamponin dhe dola pozitive”, shprehet Alketa Vejsiu.

Florjan Binaj e bëri të dituar lajmin direkt pas përgjigjes së tamponit ku dhe doli pozitiv. Ai në rrjetet sociale shkruante” “Fatmirësisht, nuk kam asnjë simptomë dhe asnjë shqetësim dhe gëzoj shëndet të plotë.
florjan binaj 600x338

Arjola Shehu u infektua me COVID-19 ditën e ditëlindjes dhe atë e festoi vetë e mbyllur dhe e izoluar.

Arjola

Këngëtari Blero Muhameri u infektua me Covid dhe gjendja e tij nuk ishte dhe aq e mirë. “Në muajin shkurt kam qenë në Milano edhe kur u ktheva u bëra shumë keq dhe kaloi. Kur e bëra testin në fillim të qershorit, doli pozitiv dhe më pas doli negativ përmes gjakut dhe më thanë që ti ke antitrupa dhe e ke kaluar. Pas shkurtit, nuk e mbaj mend ndonjë fazë që të kem qenë keq. Gjithmonë u jam përmbajtur rregullave”, shprehet Blero.

Blero tregon se si u infektua me Covid-19 në Milano – Epoka e Re

Ledio Lako gjithashtu u infektiua me koronavirus bashkë familjen e tij ai ka treguar se gjendja e tij nuk ka qën e lehtë pasi nuk kishte asnjë që të dilte dhe t’u blinte ushqime.

“NUK KISHIM KUSH NA BËNTE PAZARIN”/ Aktori i “Portokalli-së” tregon si u infektua e gjithë familja me “Covid-19”

AlpeGossip.al