“EMOCIONE…”/ Luana Vjollca poton VIDEOT dhe na tregon detajet nga emisioni i së shtunës, dedikuar festave të Nëntorit – AlpeGossip
“EMOCIONE…”/ Luana Vjollca poton VIDEOT dhe na tregon detajet nga emisioni i së shtunës, dedikuar festave të Nëntorit

“EMOCIONE…”/ Luana Vjollca poton VIDEOT dhe na tregon detajet nga emisioni i së shtunës, dedikuar festave të Nëntorit

Me rastin e festave të 28 dhe 29 nëntorit, moderatorja Luana Vjollca e cila do të na shoqërojë në ekran me emisionin e saj “Shiko Kush Luan”, ka përgatitur edhe një surprizë për publikun.

Siç ka treguar edhe më herët, ajo do të performojë live në skenë, ndërsa sot na ka treguar më shumë detaje për performancën e saj.

Luana ka treguar se Bledar Sejko këmbëngul që ajo të këndojë live dhe gjejeni pak çfarë kënge? Për Shqipërinë!

Kliko linkun për videot

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/11/105871528_372569324022834_8515690530173089087_n.mp4?_=1

 

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/11/98529652_117773946697505_5886555477030762590_n.mp4?_=2

“Maestro Bledar Sejko këmbëngul pafund që unë të këndoj liveee! Të shtunën në “Shiko Kush Luan” ju pret një super surprizë! Një këngë live dedikuar Shqipërisë sime!”- shkruan Luana, e cila gjithashtu ka publikuar videon e saj gjatë provave.

Emocione”- shkruan Luana krahas videos ku zbulon këngën që do të këndojë.

Ndonëse “Shiko kush luan” po i merr goxha kohë dhe energji, nisur edhe nga super suksesi që po korr, ajo sërish ka gjetur pak kohë për në studio, ku mesa duket po punon për një projekt të ri.

Ishte vetë Luana që postoi disa video në llogarinë e saj në Instagram disa ditë më parë, duke zbuluar surprizën të cilën deri tani e kishte mbajtur të fshehtë.

Luana po sjell një këngë të re, vijën melodike të së cilës e ka shkruar vetë për herë të parë.