SHQIPJA KAPET “KEQ” ME DY VAJZAT NË “PËR’PUTHEN”/ Ish-konkurenjta: Tea zero me bisht, Ana nuk krahësohet me mua – AlpeGossip
SHQIPJA KAPET “KEQ” ME DY VAJZAT NË “PËR’PUTHEN”/ Ish-konkurenjta: Tea zero me bisht, Ana nuk krahësohet me mua

SHQIPJA KAPET “KEQ” ME DY VAJZAT NË “PËR’PUTHEN”/ Ish-konkurenjta: Tea zero me bisht, Ana nuk krahësohet me mua

Pavarësisht se u hoq nga “Për’puthen”, Shqipja ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave të saj bombastike. Mbrëmjen e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan” dhe u vendos përballë personazheve  të “Për’puthen”. Shqipja duhej t’ju përgjigjej pyetjeve duke grushtuar në foton e njërit prej personazheve.

Kur u pyet se cilën nga vajzat shikon si rivale ajo tha: “Asnjërën”. Shqipja grushtoi Ana Lleshin kur u pyet se cila nuk krahasohet me të, gjithashtu Anën dhe Tean i zgjodhi si dy personazhet më “fake” në “Për’puthen”. Tean ajo e cilësoi si një “0 me bisht”, ndërsa Antonetën nga “Për’puthen 1” i dha një 10 me yll.

Ajo zgjodhi Beratin si një personazh me të cilin do të përputhej, ndërsa Gracianon si djalin me të cilin nuk do të përputhej kurrë. Shqipja tha se nuk do të kishte asnjë nga djemtë si shok dhe u shpreh se asnjë nuk e meriton të qëndrojë në “Për’puthen”. Kur u pyet se kë do të puthte, ajo zgjodhi Andin dhe shtoi se do e bënte për faktin se e mbrojti para të gjithëve.

Ndërkohë dy ditë më parë, Shqipja shkaktoi bujë të madhe në rrjet duke publikuar një foto të vjetër të Andit me një vajzë, që sipas saj ishte Tea. Më pas disa fansa dëshmuan se vajza në foto nuk ishte Tea, por një tjetër që ka qenë vite më parë pranë Andit.