I KISHIM MENDUAR “RIVALE”/ Por komenti i Alketës në FOTON e Borës tashmë na i hoqi dyshimet – AlpeGossip
I KISHIM MENDUAR “RIVALE”/ Por komenti i Alketës në FOTON e Borës tashmë na i hoqi dyshimet

I KISHIM MENDUAR “RIVALE”/ Por komenti i Alketës në FOTON e Borës tashmë na i hoqi dyshimet

Bora Zemani dhe Alketa Vejsiu drejtojnë nga një spektakël dashurie në dy televizione, që janë gjithmonë kokë më kokë me njëri-tjetrin. Secili prej tyre ka arritur suksesin e vet, mirëpo shpeshherë nuk kanë munguar kunjat në distancë për emisionet përkatëse. Moderatoret përmendin vazhdimisht faktin se janë origjinalë në dallim nga të tjerët dhe kjo ka bërë që në sytë e fansave Alketa dhe Bora të duken si rivale të njëra-tjetrës.

Përveç kësaj para disa kohësh u përhapën me shpejtësi thashethemet se Vejsiu kishte kopjuar Zemanin për linjën e veshjeve sportive. Madje e ftuar në puntatën e parë të emisionin “Binjakët”, Bora u pyet në lidhje me këtë gjë dhe ajo u përgjigj me shumë diplomaci: “Gojët e liga thonë që mund të jetë dikush por unë vetë nuk di gjë, kështu që nuk po e them!”.

Dhe menjëherë nisën komentet nga ndjekësit e tyre se Bora e kishte fjalën për Alketën e në këtë formë u shtuan akoma më shumë dyshimet për një rivalitet mes dy moderatorëve.

Mirëpo një koment që Vejsiu ka lënë në postimin e fundit të Zemanit sapo në vërtetoi të kundërtën.

Bora ka publikuar në Instagram një foto me veshje të linjës së saj dhe Alketa i komentuar me disa figura ylli. Sigurisht që ky koment ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe ka pasur nga ata që janë habitur se si të dyja hedhin kunja nëpër emisione, ndërsa në rrjete sociale bëjnë të kundërtën. Epo ndoshta ua do puna që të komentojnë për kundërshtarët, por me njëra-tjetrën nuk kanë asgjë personale!