NUK DO E NJIHNI/ Ja si duket Nevina Shtylla me baluke të prera (FOTOT) – AlpeGossip
NUK DO E NJIHNI/ Ja si duket Nevina Shtylla me baluke të prera (FOTOT)

NUK DO E NJIHNI/ Ja si duket Nevina Shtylla me baluke të prera (FOTOT)

Jo! Nevina Shtylla ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar për të prerë baluke, por duket se po tundohet shumë prej tyre.

Fatmirësisht, në ditët e sotme ka plot programe editimi të fotove, ndaj mund ta shohim vetem me ç’ngjyrë e model duam, pa bërë gafën të marrim vendimin pa e provuar më parë.

Kështu, Nevina ka provuar baluket dhe duket se po i pëlqejnë shumë. Ajo ka ndarë një foto me dy modele balukesh në Instastory, teksa pyet ndjekësit nëse duhet ta marrë këtë vendim.

Në fakt, ajo duket shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, megjithëse e pranojmë se edhe ky look i shkon shumë.

Moderatorja nuk është shfaqur në ekran në puntatat e fundit të emisionit “E diell”. Ajo ka zbuluar se është infektuar edhe me Covid-19 dhe kjo është një ndër arsyet që nuk ka qenë e pranishme në “E diell”.

Siç duket ajo ka pasur më së shumti probleme me shijen këto kohë dhe ju ka kërkuar ndihmë ndjekësve të saj që të tregojnë si e kanë kaluar këtë moment të vështirë e të sikletshëm. Dikush e ka pyetur Nevinën se çfarë do të donte që t’i ngrinte humorin dhe ajo ka thënë sushi duke shtuar: “Por për momentin se di a do i shijoj dot. Ka shumë pak ushqime që ua ndjej pak shijen. Nëse ka ndonjë sekret se si ta kthej, ju lutem më ndihmoni”.

Infektimi me Covid-19 është një ndër arsyet e mungesës së saj në “E diell”, sepse në fakt Nevina ka zbuluar se ka vendosur të shkëputet nga ekrani për pak kohë. Gjatë bisedës virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, moderatorja ka treguar se ka marrë pushimet dhe ka vendosur t’i dedikojë pak kohë vetes së saj. Megjithatë ajo ka treguar se do të rikthehet në ekran shumë shpejt.

“Aktualisht kam marrë pushimet. Ky vit ka qenë i mbingarkuar dhe i vështirë për shumë prej nesh. Nuk kam mundur të shkëputem e të gjej pak kohë për veten, ndaj e kisha tepër të nevojshme një pauzë për t’u rigjeneruar e kthyer me ide e përgjegjësi të reja. Shihemi së shpejti”, shkruan Nevina.