“MË ËSHTË ZBEHUR PËLQIMI…”/ Ja kush vajzë hoqi dorë nga Saimiri në “Love Story” – AlpeGossip
“MË ËSHTË ZBEHUR PËLQIMI…”/ Ja kush vajzë hoqi dorë nga Saimiri në “Love Story”

“MË ËSHTË ZBEHUR PËLQIMI…”/ Ja kush vajzë hoqi dorë nga Saimiri në “Love Story”

Shumë vajza që nisën rrugëtimin në “Love Story” hoqën vetë dorë nga programi, duke humbur shanset për të fituar dashurinë e Saimrit. Rasti më i fundi ishte ai i Enxhëll, e cila u shpreh se nuk mund të vazhdonte më të shikonte Saimirin duke u puthur me vajza të tjera. Mirëpo një javë më vonë ajo kërkoi mes lotësh të rikthehej sërish në program, teksa u shpreh se vendimin e saj e kishte marrë nën një presion dhe ngarkesë të madhe emocionale.

Ndërkohë princi modern e mori vendimin e tij ditën e sotme. Ai u shpreh se do të fokusohej në vazhdim tek vajzat e tjera dhe la të kuptohej se nuk dëshiron që Enxhëll të jetë sërish pjesë e emisionit.

“Ishte diçka e papritur! Ishte vendim i vështirë, m’u deshën disa ditë që ta mendoja. Por edhe pse me Enxhëll kemi kaluar momente të bukura, mendoj që për dashurinë njeriu duhet të luftojë dhe jo për një sfidë të vogël të shmangesh dhe të kthesh kurrizin. E vlerësoj Enxhëllin, por dua të përqëndrohem te vajzat që janë këtu”, u shpreh Saimiri.

Ndërkohë një tjetër vajzë mbrëmjen e sotme i surprizoi të gjithë. Flavia vendosi të hiqte vetë dorë nga gara, duke u shprehur se i janë zbehur ndjenjat për Saimrin.

“Mendova të ta lehtësoj pak natën e sotme. Duke parë raportin mes teje dhe vajzave të tjera, kam kuptuar që më është zbehur pak pëlqimi ndaj teje, kështu që do ishte e kotë që unë të moshtroja veten dhe ndjenjat e mia.

Kam vendosur të heq dorë nga ky rrugëtim dhe shpresoj që në fund ti të përfundosh me një vajzë sepse je djalë shumë i mirë”, deklaroi Flavia.