“MË VJEN KEQ PËR…”/ Atdheu flet për largimin nga “Për’puthen”: Një sqarim për dashamirësit e mi… – AlpeGossip
“MË VJEN KEQ PËR…”/ Atdheu flet për largimin nga “Për’puthen”: Një sqarim për dashamirësit e mi…

“MË VJEN KEQ PËR…”/ Atdheu flet për largimin nga “Për’puthen”: Një sqarim për dashamirësit e mi…

Mbrëmjen e sotme, në puntatën e radhës të emisionit “Për’puthen”, ishte Elvisi ai që mori vendimin të largohej nga emisioni.

Pas debatit të ashpër me Antonelën për shkak të puthjes me Atdheun në prapaskenë, akuzave të forta të Arjan Konomit dhe situatës së tensionuar, Loco e pa të arsyeshme të ndërpriste rrugëtimin e tij në “PërPuthen”.

“Kërkohet të bëhet kurban dikush që të fitojë dikush tjetër. Ti je i pari që me ke thënë çoban dhe unë më mirë të jem çoban se sa pjesë e kopesë dhe të më bëni kurban. Ta harroni që mua më bëni kurban dhe më vrisni gjithë formimin dhe imazhin që kam. Ta harroni që të më përbaltni dhe të më përdorni si të doni”, u shpreh Elvisi

Në nisje të emisionit, Bora bëri të ditur se edhe Atdheu është pezulluar për një kohë të gjatë nga programi.

Mirëpo, ky i fundit ka folur vetë për herë të parë për largimit, duke sqaruar edhe të vërtetën e largimit të tij. Atdheu rrëfen se është larguar vetë me dëshirë nga emisioni dhe askush nuk e ka pezulluar.

“Të dashur miq! Më vjen keq për shumë info të pavërteta që mund të keni dëgjuar këto ditë, për situatën e krijuar kur figura ime kinse ka dashur të përbaltet por nuk do të munden dot. Një sqarim për dashamirësit e mi: Atdheu nuk është pezulluar nga emisioni, por jam larguar vetë me dëshirën time për mos t’u bërë pjesë e llumit. Ju falenderoj për mbështetjen e do të jem gjithnjë transparent me ju!”, shkruan Atdheu.