“QETËSOHU O BISHË SE S´KAM…”/ Stresi dhe Kejsi sapo na treguan me këto postime se po i kërkojnë llogari njëri-tjetrit në rrjete sociale – AlpeGossip
“QETËSOHU O BISHË SE S´KAM…”/ Stresi dhe Kejsi sapo na treguan me këto postime se po i kërkojnë llogari njëri-tjetrit në rrjete sociale

“QETËSOHU O BISHË SE S´KAM…”/ Stresi dhe Kejsi sapo na treguan me këto postime se po i kërkojnë llogari njëri-tjetrit në rrjete sociale

Kur vjen puna tek historia e tyre e dashurisë gjithmonë ka përplasje dhe gjithmonë ka komente. Stresi nga njëra anë dhe Keisi e pahezituar në asnjë moment për t’ju përgjigjur nga ana tjetër.
Një ‘story’ e vetme e reperit duket se e ka ngacmuar Keisin, e cila përgjigjen ia ka dhënë publikisht.
“Kejsi duke të shkruar me adresë fallco”, ka shkruar një prej ndjekësve të Stresit në llogarinë e tij.
Sakaq nuk ka munguar dhe përgjigja e Stresit e cila ka qenë: “Normal, se të hy në live e tij unë shifni Bkc ju, sy të mbrehtë keni”. Ndërsa Keisi i ka shkruar menjëherë duke zbuluar kështu dhe paktin që dyshja ka bërë bashkë, duke mos toleruar asnjë reagim publik të Stresit.
“Qetësohu o bish se s’kam nevojë për fallco unë me ty. Jam e drejtëpërdrejtë. Vetë më ke thënë mos hyr në live me emrin tënd, unë gjeta zgjidhje”, ka shkruar Keisi.
Pra e kuptuat tashmë, Keisi ka bërë atë që ka kërkuar Stresi, pavarësisht se ky i fundit nuk e ka ndarë këtë detaj.