NUK DO E NJIHNI/ Ja si dukej Bora Zemani si prezantuese moti para 10 vitesh (VIDEO) – AlpeGossip
NUK DO E NJIHNI/ Ja si dukej Bora Zemani si prezantuese moti para 10 vitesh (VIDEO)

NUK DO E NJIHNI/ Ja si dukej Bora Zemani si prezantuese moti para 10 vitesh (VIDEO)

Bora Zemani është një nga moderatoret më të përfolura kohët e fundit edhe për shkak të vetë programit që drejton pasi “Për’puthen” është aktualisht një nga programet më të ndjekur në vendin tonë.

Ajo ka një karrierë mjaft të suksesshme, e cila ka qenë në rritje hap pas hapi.

Kujtojmë se para shumë vitesh, Bora ka qenë prezantuese moti, konkretisht në vitin 2011.

 

Në një video të bërë publike, vihet re se moderatorja ka pasur një look krejtësisht ndryshe ngase jemi mësuar ta shohim tani.

Bora është nënë e një djali të quajtur Arbror dhe po shijon romancën me aktorin e humorit, Donald Veshaj.

Gjatë këtyre ditëve, moderatorja ka marrë vazhdimisht me vete në punë të birin. I vogli është njohur nga afër me konkurrentët e “Për’puthen” dhe ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve. Shpesh konkurrentët kanë publikuar foto e video me Arborin, i cili i shoqëron ata edhe gjatë regjistrimit të emisionit.

Madje disa ditë më parë gjatë transmetimit të “Për’puthen”, Arbori ka hyrë papritur në studio. Duke qenë se ai është ende i vogël nuk mund të bëjë një ndarje mes prapaskenave dhe momenteve që xhirohet, ndaj nuk është menduar dy herë që të hyjë në studio. Mirëpo Bora e largoi me shpejtësi dhe ju kërkoi falje të gjithëve.

“Më falni se mu prish emisioni nga djali. Vetëm se duhet të më shohësh nga aty (prapaskena) jo në studio”, ju drejtua Bora të birit teksa i dhuroi nga larg një puthje.