Në fillim të këtij muaji Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin e veçantë, Bota.
Sot Elita dhe Gjiko kanë udhëtuar drejt Pejës për të prezantuar të voglën me gjyshe Lirijen. Ajo kishte përgatitur një festë speciale për mbesën dhe pamjet i ka publikuar në Instagram.
“Mirë se erdhe Bota tek gjyshja”, shkruhej në tortë.
Nëna e Gjikos ka publikuar edhe një foto shumë të ëmbël ku shfaqet duke e mbajtur Botën në krahë.