“DUKE NXJERRË JASHTË KRIMINELIN”/ Pas debatit me opinionistin, Erlindi nxjerr pamjet nga prapaskenat e “Për’puthen” (FOTO) – AlpeGossip
“DUKE NXJERRË JASHTË KRIMINELIN”/ Pas debatit me opinionistin, Erlindi nxjerr pamjet nga prapaskenat e “Për’puthen” (FOTO)

“DUKE NXJERRË JASHTË KRIMINELIN”/ Pas debatit me opinionistin, Erlindi nxjerr pamjet nga prapaskenat e “Për’puthen” (FOTO)

Erlindi dhe Kristiani u larguan nga ‘Përputhen’ pas debatit të ashpër me Arjan Konomin. Opinionisti bëri akuza të rënda ndaj tyre, duke thënë se Kristiani u jep konkurrentëve drogë, ndërsa Erlindi është përdorues.

Erlindi tregoi në një video-deklaratë në Instagram se ai dhe Kristiani i kishin kërkuar produksionit pak kohë televizive që të sqaronin të vërtetën mbi akuzat për “drogën”. Sipas tij, produksioni ua kishte premtuar këtë gjë, mirëpo në fund nuk ua kishte dhënë.

Ai shtoi se në momentin që Kristiani kishte tentuar të fliste kishin ardhur rojet për ta larguar me forcë. Së fundmi, ish-konkurrenti ka publikuar një video nga prapaskena ku shihen rojet e sigurisë duke ndërhyrë.

“Security duke nxjerrë jashtë “kriminelin”. Vetëm sepse donim lirinë e fjalës. Ps: Video e bërë të enjten”, ka shkruar Erlindi krahas videos.

Promoted Content