“JAM MINUS 10-VJET…”/ Mihrije Braha zbulon sekretin e “rinisë së përjetshme” – AlpeGossip
“JAM MINUS 10-VJET…”/ Mihrije Braha zbulon sekretin e “rinisë së përjetshme”

“JAM MINUS 10-VJET…”/ Mihrije Braha zbulon sekretin e “rinisë së përjetshme”

Është një artiste e rrallë dhe një nga personazhet më pozitive të skenës muzikore. Bëhet fjalë për të madhen Mihrije Braha, e cila së fundmi ka publikuar edhe këngën e saj të fundit me titull: “Nuk të lë për dikë tjetër”, një bashkëpunim me këngëtarin Bajram Dobra.

Mihrija duket më në formë se kurrë dhe për të vitet ikin pa u vëne re aspak, madje sa vjen dhe bëhet një zonjë më e kuruar dhe fisnike.

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, Mihrija ka zbuluar disa nga “sekretet” e kësaj rinie të përjetshme.

“Kam mbush 53 vjeçe, falënderoj Zotin që më ka dhënë këtë shkëlqim. Por them është gjenetike, unë jam minus 10 vjet (qesh).

Bëj gjumin shumë të mirë, mendoj vetëm pozitivisht, nuk ja dua askujt të keqen. Nuk dua të dëgjoj lajme të këqija. Kurrë nuk kërkoj të marr aq sa jap në shoqëri dhe jo vetëm.

Nuk bëj palestër, por mundohem me mbaj peshën me regjim ushqimor”, rrëfeu këngëtarja e njohur.

Ajo ka një karrierë të gjatë së bashku me partnerin e jetës Naim Abazin me të cilin kanë realizuar edhe shumë bashkëpunime muzikore.

Këngët e saj janë shndërruar në hite që i rezistojnë kohës. “Refuzova”, “S’mund të jetoj pa ty” apo “Lotët nëpër faqe” janë vetëm disa nga këngët e bukura që na sjellin ndërmend Mihrijen e dikurshme në skenat e festivaleve.