ÇFARË PO NDODH MES TYRE? Antonela kapet mat teksa hipën në makinën e Fationit (VIDEO) – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH MES TYRE? Antonela kapet mat teksa hipën në makinën e Fationit (VIDEO)

ÇFARË PO NDODH MES TYRE? Antonela kapet mat teksa hipën në makinën e Fationit (VIDEO)

Personazhet e emisionit “Për’puthen” janë personat më të sulmuar e më të ndjekur njëkohsisht, për të cilët publiku ka kuriozitet të madh.

Cdo lëvizje e tyre si brena, ashtu edhe jashtë emisionit, vëzhgohet me detaje dhe ky është “çmimi” që të gjithë konkurrentët po paguajnë për famën e tyre.

Nuk është hera e parë dhe s’do të jetë as e fundit që konkurrentët ose ish-konkurrentët kapen mat me njëri-tjetrin, pa iu përmbajtur rregullave të emisionit.

Megjithatë, ndjekësit janë habitur kur kanë parë së fundmi një video që po qarkullon në rrjet, ku Antonela Berisha filmohet duke hipur në makinën e ish-konkurrentit, Fation Kuqari.

Ai e pret Antonelën derisa ajo futet në makinë dhe më pas largohen së bashku.

Si “mosbesues të flaktë”, ndjekësit kanë nisur të vënë në pikëpyetje edhe marrëdhënien e tyre. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë vetëm shokë dhe asgjë më shumë.

Asnjëri prej të dyve s’ka reaguar ende lidhur me këto pamje.

Nga ana tjetër, Antonela po vazhdon njohjen e takimet me Atdheun, pasi nguli këmbë që produksioni ta rikthente sërish në emision.

Kam ardhur në emision dhe ke qenë një ndër pëlqimet e mia kryesore dhe nga krenaria që kemi të dy nuk kemi dalë kurrë bashkë. Gjithsesi pëlqimi ka mbetur dhe sot. Kur kam ardhur tek lokali kam ardhur për respektin që kisha për ty dhe për pëlqimin. Kur më the që po të coj në shtëpi, e kisha besën. Ti u afrove i pari si mashkull, por nuk e prisja dhe ngaqë është një nga rregullat e emisionit që nuk duhet të takohemi e puthemi”, i tha Antonela atij në takimin 4 minutësh.