“DUKE PROVUAR FUSTANIN…”/ Afërdita bëhet nostalgjike dhe publikon FOTON nga dasma – AlpeGossip
“DUKE PROVUAR FUSTANIN…”/ Afërdita bëhet nostalgjike dhe publikon FOTON nga dasma

“DUKE PROVUAR FUSTANIN…”/ Afërdita bëhet nostalgjike dhe publikon FOTON nga dasma

Në qershor të 2018-ës, Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një festë  në Miami, e cila kishte  vëmendjen e të gjithëve.

Së fundmi bukuroshja është bërë nostalgjike dhe është kthyer pas në periudhën kur zgjidhte fustanet e nusërisë.

“Si sot 3 vite më parë. Duke provuar fustanin tim të dasmës”, ka shkruar Afërdita krahas fotos së publikuar.

E meqë Afërdita na e kujtoi këtë ditë, po ju sjellim dhe njëherë si dukej ajo nuse.

Kujojmë se modelja dhe partneri i saj Jakub Kindl u bënë prindër para pak muajsh. Modelja solli në jetë një djalë, të cilin vendosi ta pagëzonte me emrin Sky Blue. Gjatë gjithë kësaj kohe ajo nuk është shkëputur për asnjë moment nga vogëlushi.

Teksa një pjesë e madhe e personazheve të showbiz-it nuk i zbulojnë portretet e fëmijëve të tyre të porsalindur, Afërdita bëri të kundërtën. Vetëm pak ditë pas lindjes, ajo prezantoi vogëlushin me gjithë botën. Modelja shqiptare postoi disa foto shumë të ëmbla të tij, që ishin shkrepur pak pas ardhjes në jetë të Sky Blue.

Sa i përket stërvitjes dhe peshës trupore, Afërdita ka treguar se ka ende shumë punë për t’ju rikthyer formave të mëparshme trupore, por për momentin po shijon djalin. Gjithashttu,Afërdita ka treguar se stërvitja gjatë shtatzënisë e ka ndihmuar shumë në procesin e lindjes.

“Unë mendoj që më ka ndihmuar shumë  stërvitja gjatë procesit të lindjes dhe gjatë shtatzënisë. Nuk kam pasur asnjë problem dhe rikuperimi ka qenë shumë më i shpejtë dhe i lehtë pas lindjes”, shprehet ajo.

“Nuk i jam rikthyer peshës sime të mëparshme, por nuk po nxitoj. Duke bërë gjërat e duhura  ngadalë, duke ngrënë shëndetshëm, duke u stërvitur dhe duke shijuar vogëlushin tim”.