E keni parasysh kur ju telefonojnë momentin e fundit për t’ju thënë “bëhuni gati me urgjencë se do dalim”?! Sigurisht që duhet të shkoni, aq më tepër në evente të rëndësishme, por problemi kryesor është veshja. Nëse në një tjetër situata do ta kishe menduar 1 javë para, tani s’ka kohë. Çfarë të veshim kur dalin plane të minutës së fundit?
1. Një set do t’ju shpëtonte
Një set pantallona + bluzë ju nderon në çdo lloj eventi dhe nuk kërkon asgjë nga koha juaj. Dukeni e veshur, chic dhe jeni gati në kohë.
2. Një fustan që ta kombinoni fiks me këpucët
Nxirrni fustanin e preferuar dhe sandalet që vishni gjithmonë me to.
3. Një fund të lezetshëm + crop top po aq të lezetshëm!
Vendosni dhe aksesorët që mbani gjithmonë dhe asgjë më shumë.
4. Fustan i gjatë mëndafshi + sandalet
Duhet ta keni gjithmonë një të tillë në dollap, është shumë funksional dhe s’të zhgënjen kurrë.
Burimi: Who What Wear