JU KANË MBARUAR IDETË? 6 mënyra të veçanta si e kaluan VIP-at fundjavën që duhet t’i kopjoni direkt javën tjetër – AlpeGossip
JU KANË MBARUAR IDETË? 6 mënyra të veçanta si e kaluan VIP-at fundjavën që duhet t’i kopjoni direkt javën tjetër

JU KANË MBARUAR IDETË? 6 mënyra të veçanta si e kaluan VIP-at fundjavën që duhet t’i kopjoni direkt javën tjetër

Doni të kaloni një fundjavë të këndshme, por iu kanë mbaruar idetë? 6 nga VIP-at e mëposhtëm kanë kaluar një fundjavë fantastike me familjarët, apo me miqtë dhe mund të jenë një ndihmë e mirë për ju herën tjetër:

1. Ermal Mamaqi

Ditën e djeshme, e dielë, Ermal Mamaqi ka organizuar barbecue me familjen dhe shoqërinë. Ai ka publikuar në rrjete sociale disa foto, ku të gjithë duken shumë të lumtur:

2. Eni Koçi

Këngëtarja Eni Koçi e ka kaluar të dielën në Plavë-Guci, me siguri e shoqëruar nga Genc Prevlukaj.

3. Rudina Magjistari

Moderatorja Rudina Magjistari e ka kaluar fundjavën te Kepi i Rodonit. Ajo ka publikuar një video ku shihet e lumtur duke ecur buzë detit.

4. Jonida Maliqi

Këngëtarja Jonida Maliqi ka kaluar një të dielë fantastike në Ksamil dhe nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale:

5. Delinda Disha

Delinda Disha e ka kaluar të dielën në Palasë së bashku me të shoqin dhe djalin e tyre. Aktorja ka ndarë me ndjekësit foto nga momentet e tyre më të bukura.

6. Dojna Mema

Dojna Mema e ka kaluar të dielën në një ishull të fshehur, me ujë kristal, së bashku me Vlashentin. Modertorja e ka konsideruar si parajsa në tokë, por nuk ka zbuluar se ku ndodhet.