“A JE XHELOZE?” Ja çfarë thotë Amarda Toska për marrëdhënien me Ermalin (FOTO) – AlpeGossip
“A JE XHELOZE?” Ja çfarë thotë Amarda Toska për marrëdhënien me Ermalin (FOTO)

“A JE XHELOZE?” Ja çfarë thotë Amarda Toska për marrëdhënien me Ermalin (FOTO)

Gjatë një bisede virtuale të zhvilluar me ndjekësit mbrëmjen e djeshme, Toska u pyet: “Je ndopak xheloze për Ermalin?”.

Moderatorja tregoi se për të xhelozia është një faktor që “i shton lezetin” marrëdhënies në çift.

“Duhet gjithmonë, se i shton lezetin lidhjes. Duhet ta praktikoni të gjithë me pak fjalë, sepse e bën partnerin të ndihet i rëndësishëm për ty!”, shkroi ajo.

Ndërkohë, Amarda zbuloi edhe sekretin e saj për të qenë e suksesshme në gjërat që dëshiron të bëjë.

amarda toska

“Që përmbushjen personale nuk e kam gjetur asnjëherë tek gjërat sipërfaqësore. Që jam e orientuar drejt punës me përkushtim maksimal. Gjithmonë bëj një vlerësim të punës, situatës që po ndodh apo vendimeve që duhet të marr sesi do reflektojnë në cilësinë e jetës time, në familje dhe punë”, iu përgjigj ndjekëses Toska.

Muajin e kaluar, moderatorja u përfol për një shtatzëni të tretë. Megjithatë, ajo i mohoi thashethemet dhe tha se tani për tani ndihet e plotësuar me familjen që ka.