“EJA TEK UNË QË TË PRES”/ Argjendi i liston Ritvanës 4 arsye emocionuese për t’u kthyer në program (VIDEO) – AlpeGossip
“EJA TEK UNË QË TË PRES”/ Argjendi i liston Ritvanës 4 arsye emocionuese për t’u kthyer në program (VIDEO)

“EJA TEK UNË QË TË PRES”/ Argjendi i liston Ritvanës 4 arsye emocionuese për t’u kthyer në program (VIDEO)

Argjendi i ka listuar Ritvanës disa arsye se përse duhet të rikthehet në ‘Përputhen’, nga ku u largua të hënën pas fjalëve të Arjan Konomit. Filimisht ai i dedikoi disa fjalë shumë të ëmbla, të cilat i emocionuan të gjithë në studio.

“Të lutem, mos rri kaq kohë e larguar! Eja ti ëmbël te unë që të pres, eja sonte me erën që bën zhurmë. Nëse do që të më heqësh nga sytë edhe dritën, qëndro e larguar pa dhënë asnjë shenjë”, u shpreh Argjendi.

Më tej ai vazhdoi të listonte arsyet:

“Ka disa arsye pse ti duhet të kthehesh prapë në program. 1. Mes nesh ka nisur një pëlqim reciprok dhe këtë e dimë të dy, për mendimin tim është keq ta lëmë përgjysmë. 2. Ti je një femër shumë e fortë dhe kjo është njëra ndër cilësitë që më pëlqen më së shumti te ti. 3. Më duhesh ti aty, siç ndoshta të duhem unë ty aty, për të vazhduar atë që kemi nisur. 4. Një arsye akoma më bindëse që ti të kthehesh është se studio e ‘Përputhen’ nuk ndricon njëjtë pa buzëqeshjen tënde”, i tha konkurrenti.