“DO MË MUNGOSH…”/ Mos vallë Beatrix Ramosaj konfirmoi pjesëmarrjen në “BBV”? (FOTO) – AlpeGossip
“DO MË MUNGOSH…”/ Mos vallë Beatrix Ramosaj konfirmoi pjesëmarrjen në “BBV”? (FOTO)

“DO MË MUNGOSH…”/ Mos vallë Beatrix Ramosaj konfirmoi pjesëmarrjen në “BBV”? (FOTO)

“Big Brother Vip” ka nisur prej ditësh dhe një vëmendje të madhe po marrin banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë e këtij “reality shoW” momentalisht janë 13 personazhe të njohura nga sfera të ndryshme të shoëbiz-it:

  • Ilir Shaqiri
  • Sheila Haxhiraj
  • Donald Veshaj
  • Paloma
  • Beniada Jakic
  • Sabiani
  • Semi Jaupaj
  • Granit Cana
  • Kledi Hysa
  • Arjola Demiri
  • Fifi
  • Ardit Cuni
  • Monika Lubonja

Prej ditësh po thuhet se shtëpisë së “BBV” do t’i bashkohet edhe këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj.

Mbrëmjen e parë të startimit të këtij programi ajo nuk u shfaq pasi siç ka treguar dhe artistja, si pasojë e infektimit me Covid-19 ka qenë e izoluar.

Tani që artistja ka pak ditë që ka kaluar Covid-19, një postim i Beatrix-it në InstaStory ka nxitur dyshimet se ajo mund t’i bashkohet programit këtë të premte.

Ajo ka publikuar një foto të vëllait, Albanit, ku ka shkruar:

“Më mungon dhe do më mungosh akoma më shumë!”

Sjellim në vëmendje se artisti momentalisht ndodhet në Turqi dhe me frazën “do më mungosh më shumë” duket se i referohet faktit që së shpejti do të bëhet pjesë e “BBV” dhe nuk do të ketë mundësi që të komunikojë më me të vëllain.

Epo na mbetet të presim për të mësuar nëse këto zëra kanë të drejtë apo jo.