E BIJA FESTON DITËLINDJEN/ Kylie i organizon festën më përrallore që na kanë parë sytë – AlpeGossip
E BIJA FESTON DITËLINDJEN/ Kylie i organizon festën më përrallore që na kanë parë sytë

E BIJA FESTON DITËLINDJEN/ Kylie i organizon festën më përrallore që na kanë parë sytë

Stormi, vajza e miliarderes më të re në botë Kylie Jenner-it dhe reperit të njohur Travis Skott, ka festuar ditëlindjen. Vogëlushja ka mbushur 2 vjeç dhe e ëma i ka organizuar një festë si në ëndrra.

Fillimisht Kylie e ka uruar me fjalët më të ëmbla. Ajo ka publikuar disa foto me Stormin dhe shkruan: “Ajo është dy vjeçe! Urime ditëlindjen Stormi, 1 shkurt ora 16:43, momenti që më ndryshoi jetën. Jemi bërë për njëra-tjetrën”. Me pas Instastory i saj është mbushur me foto dhe video nga festa përrallore, e cila është organizuar e gjitha nën logon “Bota e Stormit”.

Kylie është kujdesur që gjithçka të jetë perfekte, duke krijuar një atmosferë magjike. I gjithë ambienti është mbushur me lojëra pafund me fytyrën e Stormit dhe në festë ishim shumë të ftuar, familjarë dhe miq. Me rastin e ditëlindjes së saj miliarderja ka krijuar dhe një koleksion të tërë make upi me emrin “Stormi”.

View this post on Instagram

Stormi has the coolest parents!

A post shared by Kylie Jenner News (@kyliesnapchat) on