ÇFARË PO NDODH NË “BIG BROTHER?” A po krijohen KLANE mes banorëve? Ja kush mbahet si LIDERI – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH NË “BIG BROTHER?” A po krijohen KLANE mes banorëve? Ja kush mbahet si LIDERI

ÇFARË PO NDODH NË “BIG BROTHER?” A po krijohen KLANE mes banorëve? Ja kush mbahet si LIDERI

Prej gati tre javësh jemi sy e vesh përpara ekranit, për të ndjekur personazhet më të njohura të showbizzit në 24 orë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndryshe nga seç e prisnim brenda “Big Brotherit” janë krijuar debate të ashpra dhe gjendje shumë të rënduara psikologjike.

A po krijojnë debatet mes konkurentëve VIP përçarje dhe klane mes tyre?

Shumë debate kanë krjuar pakënaqësi mes njëri-tjetrit, konflikti Ilir-Semi -Donal vërtetoi qartë se në shtëpi tashmë janë krijuar dy grupe.

Iliri pati një debat me Semin pasi kjo e fundit i nxorri gishtin e mesit ndonëse dhe me shaka ky veprim shkaktoi tensione. Ishte dhe Donaldi i cili në mbrojtje të Semit iu kthye keq Ilirit dhe kështu situata shkoi edhe më keq. Edhe pse sot ata i sheshuan gjërat pas këtij debati mes tyre shihet akoma ai “inat” dhe mes tyre nuk ka më gallata apo muhabete por vetëm një përshëndetje me gjysëm zëri.

Ditën e djeshme të shtrira në dhoën e gjumit Monika dhe Paloma sapo e vertetuan që mes konkurentvve sapo janë krijuar dy grupe. “Ne jemi 8 ata janë 5”, u shpreh Paloma. Por për kë e kishte?

VIDEO

Grupi me 8 anëtarë përfshin: Ilirin i cili mbahet dhe si lideri i grupit por edhe i gjithë shtëpisë, Monika, Arjola, Ploma, Graniti, Fifi dhe Sabiani , ndërsa grupi me 5 persona përfshin: Donaldin, Semin, Kledin, Beniadën dhe Sheliën.

Duket qartë tashmë se mes këture dy grupeve “lufta” është e ashpër, gjatë monitorimit 25 orësh të dy grupimet shihen të ndarë dhe fillojnë thashethemet për banorët që kanë mosmarrëveshje.

Ishte dhe Balina Bodaki e cila tha mbrëmjen e së premtes se mes konkurentëve duket se janë krijuar dy grupe dhe shihet qartë se cili ka më shumë peshë në shtëpi.

Në videon e publikuar nga “Big Brother VIP” në instagram ku Monika me Palomën ndjanë grupet pati edhe shumë komente nga ndjekësit të cilët i kundërshtuan këto të dyja.

Alpegossip.al ju sjell disa prej tyre.

Mbrëmë shtëpisë më të famshme në Shqipëri iu shtuan tre banore, Beatrix Ramosaj, Sarah Berisha dhe Einxhiel Shkira. Por me kë grup do bashkohen tre konkurentet? Deri më tani asgjë nuk dihet por mbetet që dita ditës ta shohim dhe ta kuptojmë. Një gjë do kuptohet ose do jenë barazim në munër ose grupi i parë do vazhdojë të jetë sërish grupi i liderëve në shtëpi dhe i banorët më të dasgur.

Sarah Berisha u pyet se kë djal pëlen brenda shtëpisë ajo u përmendi emrin e Donaldit, edhe këtë do ta kuptojmë në ditët në vijim nëse konkurentja do bashkohet me këtë të fundit tek grupi i tyre.

Alpegossip.al