SITUATË E SIKLETSHME/ Çfarë ndodhi mes Efit dhe Markos në prapaskenë? (VIDEO) – AlpeGossip
SITUATË E SIKLETSHME/ Çfarë ndodhi mes Efit dhe Markos në prapaskenë? (VIDEO)

SITUATË E SIKLETSHME/ Çfarë ndodhi mes Efit dhe Markos në prapaskenë? (VIDEO)

Efi është konkurentja e re në “Për-puthen” që ka tërhequr vëmendjen e djemve dhe publikut me paraqitjen e saj. Ajo madje pati edhe një takim 4-minutësh me Brunon, për të cilin kishte shprehur pëlqim.

Bruno shkoi edhe më tej duke bërë deklaratën e fortë se Efi ishte femra perfekte fizikisht dhe la të kuptohej se është mjaft i fokusuar tek ajo. Kjo deklaratë e Brunos nuk u prit fare mirë nga Mikela dhe Alvisa, teksa kjo e fundit i tha se nuk do të dalë më me të për shkak se është i lëkundur.

Ndërkohë, Efi ka ditur të marrë sërish vëmendjen, këtë herë për shkak të një episodi në prapaskenë me Markon.

Marko shihet duke i lidhur sandalet Mikelës, teksa kjo qëndron e ulur. Duke përfituar nga rasti, Marko e ka pyetur Efin edhe për pëlqimet e saj, por ajo ka hezituar t’i tregojë.

Kujtojmë që Marko ka pasur takim me Tolën, e cila u largua nga “Për’puthen” dhe Mikelën. Ai shprehu pëlqimin për Mikelën në takim, por komenti që bëri për fizikun e saj duke e quajtur “thatuqe”, nu ki pëlqeu aspak konkurrentes.