MANDI E AKUZOI PËR VJEDHJE LEKËSH/ Silva reagon mes lotësh: Do e hedh në gjyq – AlpeGossip
MANDI E AKUZOI PËR VJEDHJE LEKËSH/ Silva reagon mes lotësh: Do e hedh në gjyq

MANDI E AKUZOI PËR VJEDHJE LEKËSH/ Silva reagon mes lotësh: Do e hedh në gjyq

Pak muaj më parë, këngëtari i njohur i muzikës tallava Mandi Nishtulla i ftuar në emisionin “Expuls” në RTV Ora akuzoi Silva Gunbardhin dhe bashkëshortin e saj, Dafi Dertin me të cilët ka bërë këngën “Të ka lali shpirt”, se i “kanë vjedhur” lekët e fitimeve të klikimeve nga kënga.

“Janë miliona euro, hallall t’i kenë, unë kam Zotin”, u shpreh Mandi asokohe ndër të tjera.

Pasi heshti disa muaj, Silva Gunbardhi vendosi të flasë me fakte e ftuar në “Expuls”. Silva nxorri kontratën dhe tregoi se ajo merr 10% të fitimeve nga klikimet e këngës, 0% i merr Dafi, 0% tekst-shkruesi dhe 90% të fitimeve i merr Alfred Sula, kompozitori dhe njëkohësisht kushëriri i Mandit.

“Jam prekur shumë, por nëse do vazhdoja të rrija e heshtur i bie të pajtohesha me faktin. Më kanë sharë hajdute, qorre ktheji lekët Mandit. Unë vetëm mirë kam bërë tek Mandi, madje kërkova 3 javë për veshjen e Mandit qe ai të dilte diç duhej në klip. Më kanë thënë kur*ë, kur këto gjëra i lexon nëna ime. Ç’kusur ka ajo. Ajo është e sëmurë me zemër me tension. Nëse Mandi do vazhdojë të flasë, unë do e hedh në gjyq”, u shpreh Silva e përlotur nga akuzat e duke deklaruar se Mandi madje e ka kërcënuar.