“FALEMINDERIT QË EKZISTON”/ Don Xhoni takohet më në fund me modelen ruse, çifti konfirmon lidhjen (FOTO) – AlpeGossip
“FALEMINDERIT QË EKZISTON”/ Don Xhoni takohet më në fund me modelen ruse, çifti konfirmon lidhjen (FOTO)

“FALEMINDERIT QË EKZISTON”/ Don Xhoni takohet më në fund me modelen ruse, çifti konfirmon lidhjen (FOTO)

Reperi i njohur, Don Xhoni është takuar me modelen ruse, Ariana Lirey. Dyshja prej kohësh kanë nisur ngacmimet me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale dhe më në fund janë takuar.

Takimi i tyre ka ndodhur në Dubai dhe të dy kanë ndarë fotografi të përbashkëta në Instagram.

“Faleminderit që ekziston, dashuria ime. Të dua”, ka shkruar modelja, gjë që është marrë si konfirmim i lidhjes së tyre.

Ariana prej kohësh e ka shprehur pëlqimin për reperin dhe madje e ka quajtur partner të saj duke bërë tatuazh portretin e tij.