Einxhel dhe Dagz janë në nominim dhe njëri prej tyre rrezikon të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Dagz është i mendimit se do të dalë ai, madje i ka thënë moderatores se është më mirë pa të.
Dagz i ka kërkuar të mos qajë kur ai të dalë nga shtëpia dhe Einxhel është prekur. Dyshja kanë kaluar momente romantike duke u përqafuar, kërcyer e puthur.
Einxhel: Ti nuk do ikësh, ti do kthehesh
Dagz: Je më mirë pa mua, e di
Einxhel: Jo nuk jam. Mund të kishim kaluar shumë gjëra të bukura këtu
Dagz: I kalojmë jashtë.
Einxhel: Bashkë i kemi kaluar se bashkë kemi qenë
Dagz: Mos qaj shpirt, as tani, as kur të dal
Einxhel: Po dole*
Dagz: Po dola