“MAESTRO NUK KA NEVOJË…”/ Reagon balerina pas debatit të Ilirit me Eltonin: Një person i pastër në shpirt, profesionist… – AlpeGossip
“MAESTRO NUK KA NEVOJË…”/ Reagon balerina pas debatit të Ilirit me Eltonin: Një person i pastër në shpirt, profesionist…

“MAESTRO NUK KA NEVOJË…”/ Reagon balerina pas debatit të Ilirit me Eltonin: Një person i pastër në shpirt, profesionist…

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë hyrë pesë banorë të rinj, ku duket se njëri prej tyre kishte një hatërmbetje me Ilir Shaqirin. Është fjala për Eltonin, i cili sapo hyri brenda tregoi një ngjarje të ndodhur në vitin 2011, koha kur që të dy kanë qenë në Romë.

Duket se Eltonit i ka mbetur në mendje një veprim i Ilirit që kishte bërë ndaj tij. Sipas Eltonit, Shaqiri ka qenë pjesë e një jurie në një audicion dhe ai nuk e ka zgjedhur për të vazhduar në fazën tjetër.

Përveç këtij fakti ai kujtoi se Iliri nuk e kishte ndihmuar aspak, ndonëse në Itali ditët për të nuk kishin qenë aspak të lehta duke treguar që ka fjetur nëpër stacionet e trenit.

Por nga ana tjetër Iliri është shprehur duke thënë se kanë qenë shumë garues e nuk e mban mend që Eltoni të ketë qenë një prej tyre. Më pas balerini i njohur shton se ka qenë gjithmonë i gatshëm të ndihmojë çdo balerin shqiptar që vjen në Itali.

Këtë të fundit e ka vërtetuar edhe një nga balerinat shqiptare që Iliri ka ndihmuar e sot ajo është krahu i tij i djathtë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan:

“Përshëndetje, jam Kimberly Beu balerina dhe asistente e Ilir Shaqirit. Ata që më njohin e din sa e rezervuar jam si person e nuk do ta kisha bërë kurrë një post për një person por e bëj për atë që për mua është ai që ka bërë të mundur ëndrrën time si balerinë, udhëndjekësi dhe mësuesi im në ndjekje të kësaj ëndrre. Një person i pastër në shpirt, profesionist në punën e tij. Nuk gjendem me atë që i thanë që nuk ndihmon shqiptarët e tij e hodhën baltë mbi të. Unë jam shqiptare dhe shkruaj për të vërtetuar atë që tha maestro Ilir për atë që ai bën për shqiptaret e tij. Më ka ndenjur gjithmonë pranë si nga ana profesionale dhe nga ana private e kam nderin që jam rritur me të profesionalisht e që jam asistentja e tij kudo që shkon. Maestro Ilir nuk ka nevojë për tu mbrojtur sepse e demonstron çdo ditë personin fantastik që është por unë u ndjeva e detyruar nga ana ime ta bëj këtë post për një person që e meriton. Faleminderit për gjithçka Ilir Shaqiri?”.