NGA MIQ NË ARMIQË/ Vipa-t që u ZUNË e nuk flasin ende dhe sot: Nga Juli me Gentin tek… – AlpeGossip
NGA MIQ NË ARMIQË/ Vipa-t që u ZUNË e nuk flasin ende dhe sot: Nga Juli me Gentin tek…

NGA MIQ NË ARMIQË/ Vipa-t që u ZUNË e nuk flasin ende dhe sot: Nga Juli me Gentin tek…

 I kemi parë gjithmonë të bashkuar ndoshta për shkak të profesioneve apo për shkak të dueteve. 

Mirëpo disa prej tyre dhe pse miq të ngushtë u kthyen në armiq dhe sot shumë prej tyre për një arsye apo një tjetër nuk i flasin më njëri-tjetrit.

AlpeNews.al ju njeh me dia prej vip-ave shqiptarë të cilët dikur miq kurse sot nuk kanë shkëputur çdo marrëdhënie.

Julian Deda dhe Gent Zeneli

I njohim që në daljen e parë në show-n “Portokalli”.Po pas një miqësie të gjatë dy aktorët u zunë dhe nuk treguan arsyet e prishjes së miqësisë së tyre.

Në daljet televizizve ata gjithmonë e kanë anashkaluar marrdhënien duke mos dhënë një përgjigje.

Noizy dhe Enca

Pas një miqësie të gjatë dhe bashkëpunimeve të suksesshme dy këngëtarët e njohur kthehen në armiq të betuar.

Pas një interviste të Encës ku deklaronte se suksesi i saj ishte nga zëri dhe jo nga ndihma e grupt ku bënte pjesë, menjëherë reagoi Noizi ku e sulmoi publikisht këngëtaren. Sherri vazhdon akoma mes tyre dhe emrat e tyre përfliten shpesh në mediat rozë.

Robert Berisha dhe Tuna

Vazhdon akoma që sheri i tyre të përflitet në mediat rozë dhe pse janë të familjes Tuna dhe Patrisi nuk flasin  me njëri tjetrin.

Arsyeja e këtij sherri ka qenë prania e fëmijës jashtëmartese të Robert Berishës në ditëlindjen e vogëlushit Tian, i cili kishte qenë së bashku me të ëmën.

Luana Vjollca dhe Roza Lati

Disa kohë më parë Roza Lati ka pasur një konflikt me Luana Vjollcën kur Roza ishte e ftuar në “E diell”. Në një nga rubrikat që atë kohë Luana moderonte, Roza do interpretonte e do vishej si personazhi që kishte fiksim dhe ajo ishte Marilyn Monroe.

Por një koment i Luanës për Marlin ka acaruar Rozën , aq sa është konfliktuar në prapaskenë me moderatoren seksi dhe sot dy bukuroshet nuk flasin më.

Dorina Mema dhe Enca Haxhia

Dikur i bënin “lajka” njëra tjetrës por nuk zgjati shumë dhe dy vajzat u zunë.

Sherri mes tyre ka nisur në 2016-ën pasi Dorina Mema fitoi “DWTS”. Kjo e fudnit gjatë një interviste u shpreh se i vinte ta priste më gërshërë Encën për shkak të peshës.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe reagimi i këngëtares. “Më fal nuk promovoj njerëz budallenj dhe të mërzitshëm falas. Kërko për famë diku tjetër”- shkruante Enca në Sapchat.

/AlpeNews.al