Këngëtari mjaft i dashur për publikun, Ermal Fejzullahu, është shumë aktiv në rrjete sociale. Ai herë pas here zbulon përmes postimeve në rrjetet sociale për dhuratat e shtrenjta që i bën vetes.
Por së fundmi, ai ka zbuluar se kësaj radhe ka surprizuar të gjithë familjen pasi ka blerë një shtëpi të re
Ermali ka publikuar një foto nga vila super luksoze, duke treguar se ajo nuk është ende gati.
“Shtëpia e re vjen së shpejti”, ka shkruar këngëtari i njohur bashkëngjitur fotos ku shihet godina madhështore.