BENIADA SHPREH VLERËSIMIN PËR DONALDIN/ Einxhel: Ai nuk ka qëndruar njëherë me ty – AlpeGossip
BENIADA SHPREH VLERËSIMIN PËR DONALDIN/ Einxhel: Ai nuk ka qëndruar njëherë me ty

BENIADA SHPREH VLERËSIMIN PËR DONALDIN/ Einxhel: Ai nuk ka qëndruar njëherë me ty

Në shtëpinë e “Big Brother VIP”, vazhdojnë ende diskutimet për Donaldin mes Einxhelit dhe Beniadës.

Beniada është shprehur se aktori është i vetmi person që ka vlerësuar gjithmonë, por Einxheli këmbëngul që Donaldi nuk ka bërë ndonjë gjë që të tregojë afrimitet ndaj saj.Sipas Einxhelit, modelja ka pasur ka pasur marrëdhënie më të ngushtë me Dj Dagz-in sesa me Donaldin.

Beniada: Donaldi është i vetmi person që kam vlerësuar gjithmonë.

Einxhel: Të paktën mua nuk më është dukur sikur ti me Donaldin e ke pasur marrëdhënien më të ngushtë se sa me banorët e tjerë. Ke pasur banorë të tjerë shumë më të afërt sesa ai, përveç meje. Më shumë ke ndejtur me Dagz-in sesa me Donaldin.

Beniada: Kam ndejtur me Dagz-in nga fillimi, kur ti ishe e mërzitur. Pas Semit, kur doli Semi kam qenë pak me Dagz-in.

Einxhel: Unë Donaldin nuk e kam parë ndonjëherë të rri këtu me ty dhe të bëni muhabete ose të pini kafe.