“PAS DALJES…”/ Kledi Hysa flet për herë të parë për raportin me këngëtaren: Unë Sheilën e njoha rastësisht – AlpeGossip
“PAS DALJES…”/ Kledi Hysa flet për herë të parë për raportin me këngëtaren: Unë Sheilën e njoha rastësisht

“PAS DALJES…”/ Kledi Hysa flet për herë të parë për raportin me këngëtaren: Unë Sheilën e njoha rastësisht

Dy ish-banorët e Big Brother, Kledi Hysa dhe Sheila Haxhiraj janë përfolur në rrjet për një romancë mes tyre, pas publikimit të disa fotove të dyshes ku dukeshin të afërt me njëri-tjetrin. Pas gjithë aludimeve se janë në një lidhje, ish-banori ka sqaruar për herë të parë raportin me këngëtaren.

I ftuar në “Pardon my French”, ai u tregoi se nuk është në një lidhje. Përsa i përket Sheila Haxhirajt ai sqaroi se afrimitetin e me të e kishte vetëm në klipin që ajo i kishte propozuar.

“Për momentin nuk jam në një lidhje! Sapo jam ndarë, dua të marr pak frymë… Unë Sheilën e njoha rastësisht në Big Brother. Pas daljes erdhi videoklipi që më ofroi ajo. U ndjeva shumë mirë, tema më pëlqeu, jam model dhe aktor dhe tregova talentin që kisha. Afrimitet në klip kishim, jashtë klipit jo”, tha ish-banori.

Duke folur rreth jetës së tij në Shipëri, ai tregoi se është shumë ndryshe nga jeta që bënte jashtë:

“Për mua ka ndryshuar gjithçka, rutina, vendi, gjuha. Jeta jashtë ka qenë e planifikuar, me plane, me regjim. Këtu është ndryshe. Këtu koha më pëlqen shumë, gjallëria, kafja, gjuha”

Për sa i përket fituesit të “Big Borother Vip”, ai vazhdon të jetë i të mendimit që duhet të fitojë aktori Donald Veshaj:

“Unë e kam thënë gjithmonë që Arjola dhe Donaldi janë ata që kam favorizuar. Lojtar i fortë është Iliri. Por ai që ka dhënë shumë për lojën është Donaldi”.

“Pas daljes…”/ Kledi Hysa flet për herë të

Prej disa javësh, Kledi Hysa dhe Sheila Haxhiraj, të cilët u njohën në “Big Brother VIP”, janë përfolur shumë për një romancë mes tyre. Edhe pse më vonë u zbulua se arsyeja e afrimitetit ishte videoklipi i këngës së Sheilës, ata kanë preferuar ta mbajnë ndezur diskutimin për një lidhje romantike.

Gjatë një intervistë të bërë disa javë më parë, ish-futbollisti, foli për raportin me Shila Haxhirajn, ku dha një përgjigje të paqartë.

Kur u pyet nëse raporti i tij me këngëtaren është miqësi apo dashuri dhe përgjigja e tij la vend për të aluduar.

Ai e cilësoi marrëdhënien e tyre si “miqësi e përzier”. Ndërsa kur u pyet nëse është beqar apo në një lidhje Kledi Hysa u përgjigj thjesht “no comment”.

Të njëjtën gjë bëri edhe Sheila pak ditë më parë në një intervistë vrituale me ndjekësit e saj të Instagramit. Këngëtarja u pyet nëse është e lidhur me Kledi Hysën, por ajo vendosi ta injorojë pyetjen duke mos dhënë një përgjigje.

“Pse s’ke shkuar në Prime? Me Kledin je e lidhur apo jo se na çmendët?”, shkruan ndjekësi.

“Haha, nuk kam mundur të shkoj këto herë për shkak të angazhimeve, por jam përpjekur ta ndjek për të qenë në koherencë me ngjarjet.”, është përgjigjur Sheila, duke lënë në hije pyetjen e dytë që iu bë nga fansi.