SABIANI NUK POSTON FOTO ME TË/ Partnerja e tij shoqe me bashkëshorten e Ilir Shaqirit – AlpeGossip
SABIANI NUK POSTON FOTO ME TË/ Partnerja e tij shoqe me bashkëshorten e Ilir Shaqirit

SABIANI NUK POSTON FOTO ME TË/ Partnerja e tij shoqe me bashkëshorten e Ilir Shaqirit

Ilir Shaqiri dhe Sabiani kanë krijuar një miqësi shumë të fortë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Kjo miqësi vijon edhe pas përfundimit të reality show-t më të ndjekur në Shqipëri.

Këngëtari e mbështeti balerinin që nga dita e parë dhe e fundit brenda shtëpisë së BB VIP. Nga ana tjetër Iliri nuk qëndronte asnjë ditë pa përshëndetur mikun e tij

Sabiani u shndërrua në një vëlla për Ilirin, e madje kujdesej për familjen e tij, gjatë kohës që balerini vijonte garën për çmimin e madh që arriti të merrte mbrëmjen finale.

Përveç Sabianit dhe Ilirit, edhe partneret e tyre duket se janë mikesha të mira. Gjatë kohës që Emanuela priste të premten që bashkëshorti i saj të shpallej fitues, ajo ka qenë vazhdimisht në shoqërinë e partneres së Sabianit. Ky i fundit ka zgjedhur që jetën e tij private ta mbajë disi të fshehtë.

Sabiani nuk poston foto me të, partnerja e tij shoqe me bashkëshorten